LAJMI I FUNDIT:

Ajaxi kërkon të thyhet rekordi botëror i Van Dijkut për të lejuar transferimin e De Ligt

Ajaxi kërkon të thyhet rekordi botëror i Van Dijkut për të lejuar transferimin e De Ligt

Juventusi njoftohet se është 20 milionë euro larg nga çmimi i kërkuar rekord nga Ajaxi prej 87 milionë eurosh për mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Ishte folur shumë se Juventusi ishte i gatshëm të mbyllte transferimin e De Ligt për 67 milionë euro plus 13 milion euro bonuse.

Por, mediumi Sky Sport Italia konfirmon se oferta e tyre fillestare ishte 55 milionë euro me 10 milionë tjera bonuse.


Juventusi e ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Ajaxit për De Ligt
Lexo po ashtu Juventusi e ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Ajaxit për De Ligt

Tani, gazeta Tuttosport është duke pretenduar se Ajax kanë rritur kërkesat e tyre dhe tani duan 87 milionë euro duke përdorur Virgil van Dijk si një referencë.

De Ligt dhe Van Dijk si partner te Holanda

Van Dijk është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë me 84.5 milionë euro, i paguar nga Liverpool në janar 2018, dhe pretendohet se kampionët e Eredivisie besojnë se 19-vjeçari vlen më shumë se kaq.

De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin
Lexo po ashtu De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin

Goal.com ende pret që holandezi të bëhet Bianconer këtë verë, por vetëm me kushtet që po i kërkon klubi i tij i tanishëm.

Ndërkohë, De Ligt duhet të bashkohet me Ajaxin të hënë për trajnim para-sezonal. /Telegrafi/