Janë prezantuar edhe kufjet e reja nga Apple, AirPods të gjeneratës së katërt.

Këto kufje kanë “bas” më të mirë dhe ton më të qartë, me një hapësirë të personalizuar të tingullit – falë arkitekturës akustike të azhurnimit, transmeton Telegrafi.


1 6

Është përmirësuar edhe izolimi akustik, e përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale përcillen edhe lëvizjet e kokës.

2 21

Korniza për mbushje ka një port USB-C dhe mund të kenë kapacitet për 30 orë dëgjim të muzikës, pa patur nevojë për rimbushje.

3 13

Adaptive Audio është shtuar për t'u përshtatur automatikisht me mjedisin, dhe aty është ende Conversation Aëareness, i cili fiket kur përdoren kufje, por nga Apple "thonë se do të përmirësohet".

4 6

Kufjet AirPods 4 do të kushtojë 129 dhe 179 dollarë, varësisht nga opsioni që zgjedhin blerësit. /Telegrafi/

5 4