LAJMI I FUNDIT:

“Ai e din se çfarë ka bërë”, Mourinho refuzon të kritikojë Mingsin pas ndeshjes

“Ai e din se çfarë ka bërë”, Mourinho refuzon të kritikojë Mingsin pas ndeshjes

Barazimi mes Manchester Unitedit dhe Bournemouthit me rezultat 1-1 vazhdon të komentohet, por këtë herë jo vetëm për rrjedhën taktike të lojës, por edhe për incidentet mes Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings.

Trajneri Jose Mourinhos u pyet rreth kësaj dhe refuzoi të kritikojë mbrojtësin anglez pasi për portugezin ai nuk është aq i rëndësishëm.

Mourinho debaton i nervozuar me mbrojtësin që shkeli Ibran në kokë (Video)
Lexo po ashtu Mourinho debaton i nervozuar me mbrojtësin që shkeli Ibran në kokë (Video)

“Jam njëri i futbollit, jam pjesë e futbollit për shumë e shumë vite, nuk dëshiroj të flas pas ndeshjes për ato që kanë ndodhur në fushë”.


“Çka ndodh gjatë takimeve, ndodh gjatë takimeve dhe gjyqtari ishte aty. Por, nëse më pyeteni nëse do isha i lumtur që Tyrone Mings të dënohej me tri, katër apo pesë ndeshje mos lojë, më të vërtetë nuk më bën shumë për këtë”.

“Ai e dinë se çfarë ka bërë, e dinë më mirë se të gjithë ne, e din më mirë se gjyqtari”.

Mings tregon se a ishte e qëllimtë shkelja në kokë ndaj Ibras
Lexo po ashtu Mings tregon se a ishte e qëllimtë shkelja në kokë ndaj Ibras

“Nuk dua të flas për atë, nuk është i rëndësishëm për mua. I rëndësishëm për mua është vetëm rezultati, ku edhe një herë merituam fitoren, por nuk e arritëm dhe kështu humbëm dy pikë dhe po ashtu një mundësi të mirë drejt objektivit”.

“Gjyqtari mori vendimet e tij, referoi mirë. Të dyja ishin penallti dhe nëse nuk do ishte Boruc ne do të fitonit”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TFx-krrVjss

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori