LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Vjosa Osmani të sqarojë tri çështje brenda javës

Ahmeti: Vjosa Osmani të sqarojë tri çështje brenda javës

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti, ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit ishte një veprim “maestral” nga ana e LDK-së.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK veprim të mirë kishte bërë edhe kur kishte kandiduar Avdullah Hotin për postin e kryeministrit, por sipas tij ai nuk ishte figurë shumë popullore.


Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, ka thënë se është me rëndësi të dihet nëse Vjosa Osmani do të qeverisë vetë apo do të jetë pa pushtet.

“Vjosa Osmani gabon rëndë nëse nuk vendos vet për shkak se qytetari i Kosovës nuk është i gatshëm të votojë një pozitë që nuk ka pushtet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj: Vjosa Osmani, politikane mesatare - u ngritë në LDK duke qenë kundër Mustafës e Thaçit
Lexo po ashtu Mushkolaj: Vjosa Osmani, politikane mesatare - u ngritë në LDK duke qenë kundër Mustafës e Thaçit

Ahmeti thotë se Vjosa Osmani duhet që brenda javës të sqarojë tri çështje kryesore.

“A do të ketë bashkëpunim me PDK-në? Nëse vendos Kryesia e LDK-së për bashkëpunim me PDK-në çfarë do të bëjë ajo. E dyta. A është Vjosa Osmani për shkëmbimin e territoreve dhe a është konsultuar më Lutfi Hazirin për këtë çështje? Dhe, si do ta bëjë luftën kundër korrupsionit. A do të ketë njerëz me aktakuza në listën e LDK-së?”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/