LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti tregon emrat që do të jenë në listën AAK-PSD

Ahmeti tregon emrat që do të jenë në listën AAK-PSD

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka përmendur emrat e 10 deputetëve aktual të PSD-së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme. Nuk ka përmendur emrat e Fisnik Ismailit dhe Frashër Krasniqit  si kandidatë të mundshëm për deputetë edhe pse ka thënë se u ka propozuar të gjithëve të garojnë në zgjedhje.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PSD do ta ketë një grup parlamentar edhe në legjislaturën e ardhshme por sipas tij ky nuk është synim i partisë.


“S’ka kuptim që të futemi në koalicion parazgjedhor me synimin që menjëherë pas zgjedhjeve t’i ndajmë rrugët. Jam i bindur se mund ta kemi një grup parlamentar për shkak të listës cilësore që do ta ofrojmë. Ne kemi kandidatë si Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu, Aida Dërguti. Të gjithë këta janë deputetë që nuk kanë qëndruar kot në Kuvend”.

Kryetari i PSD-së ka thënë se brenda javës së ardhshme PSD do të prezantojë edhe aderime të reja të disa kandidatëve që kanë qenë në politikë e disa tjerëve që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se me përjashtim të një apo dy deputetëve aktual, tjerët do të jenë në listën e PSD-AAK, ku PSD do të ketë 25 vende.

Ahmeti flet për koalicionin AAK-PSD: Jemi pajtuar për tema të rëndësishme
Lexo po ashtu Ahmeti flet për koalicionin AAK-PSD: Jemi pajtuar për tema të rëndësishme

“Unë si kryetar i PSD-së kam kërkuar nga të gjithë deputetët aktual të jenë kandidatë për deputetë, por tash varet nga dëshira e secilit. Për momentin nuk kemi raste të tilla por nuk do të isha i çuditur nëse dikush nuk do të dëshironte të kandidojë dhe të thotë “mjaft kam qenë kështu dhe po i lë vendin dikujt”.

Ahmeti tha se është i sigurt se partia e tij do të jetë në qeverisjen e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori