LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti thotë se nuk ka gjasa që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së Vetëvendosjes

Ahmeti thotë se nuk ka gjasa që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk e sheh të mundur që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Vjosa Osmani ka numrin dy në këtë listë, mirëpo me vendimin e ri të KGJK-së Albin Kurti, që është bartës i listës, nuk është certifikuar.


“Nuk ka gjasa që Vjosa të jetë bartëse e listës. Si e njoh unë VV-në, nuk ka gjasa. Kjo pasi bartësja e listës merr më së shumti vota dhe Osmani do të krijonte një legjitimitet për vete”, shtoi ai në t7.

Kurti në anën tjetër ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim me shkrim nga KQZ dhe do të vazhdojë të jetë bartës i listës. Ndërkohë Yll Zekaj nga Instituti për Drejtësi ka thënë se VV mund të përdorë ende mjete institucionale që të kundërshtojë vendimin e KGJK’së.

Vendimi i fundit nga Gjykata Kushtetuese parasheh që kushdo që ka dënim për vepër penale në 3 vitet e fundit nuk mund të certifikohet në listat zgjedhore të partive politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori