LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti takoi Eskobarin, biseduan për rëndësinë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ahmeti takoi Eskobarin, biseduan për rëndësinë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka takuar sot në Ohër përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Eskobar, ndërsa në takim ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler.

Në takim, siç është shprehur Ahmeti, është biseduar për rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.


“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ahmeti.