Ahmeti publikon emrat e viktimave nga COVID-19, në mesin e tyre është edhe një 13-vjeçar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjet e viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Ahmeti ka thënë se viktimat nga coronavirusi nuk janë statistika, transmeton Telegrafi.
“Viktimat nga Covidi nuk janë statistika. Janë bashkëqytetarë tonët qe e kanë humb betejën me këtë sëmundje të rrezikshme. Sot përveç që duam ti përkujtojmë secilin prej tyre - qytetarë të Komunës tonë, apeloj nga zemra tek secili prej jush ti përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska”, ka shkruar ai në Facebook.
Ahmeti po ashtu ka publikuar emrat e viktimave, në mesin e tyre është edhe një 13 vjeçar.
“Selim Nuzaj 1961 Gëzim Ramadani 1964 Avdi Gashi 1940 Sabrie Sejdiu 1961 Hajrije Rrecaj 1957 Faik Gashi 1949 Sali Simnica 1948 Hazir Vula 1945 Sadik Lubovci 1944 Fazile Krasniqi 1949 Sabit Hyseni 1954 Ramiz Ferati 1947 Hetem Fazliu 1933 Liman Dibra 1961 Fatmir Kameri 1979 Zyla Demolli 1942 Nazmi Haziri 1954 Selim Rama 1945 Fazli Syla 1935 Hasan Maloshi 1949 Arife Jakupi 1943 A. Gj. 2007 Hamir Kasabaqi 1947 Mehdi Krasniqi 1947 Imer Aliu 1948 Azemine Berisha 1936 Latif Kryeziu 1949 Ismajl Zhilivoda 1950".
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë si pasojë e coronavirusit kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 212./Telegrafi/




















































