LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti prezanton planin e dy parqeve të reja për shëtitjen e qenve

Ahmeti prezanton planin e dy parqeve të reja për shëtitjen e qenve

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me familjen e tij si dhe me miq të tjerë qëndroi sot në Parkun e Qytetit, ku u takua me qytetarë dhe ua shpjegoi planin për zgjerimin e shtimin e hapësirave të gjelbra në katër vitet e ardhshme.

“Parku i Qytetit është një nga vendet ku frekuentohet shpesh edhe nga qytetarët që i shëtisin qentë e tyre. Ne mandatin e ardhshëm, do të ndërtohen 2 parqe të rrethuara enkas për shëtitjen e qeneve, në mënyrë që të jenë sa më të lirë dhe të mos i pengojnë qytetarët e tjerë. Po ashtu, do ta financojmë strehimoren regjionale për qentë endacak, ashtu që të gjitha komunat përreth të hyjnë në të njëjtin program”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.