LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti i përgjigjet thirrjes për fikjen e dritave për dy minuta, në shenjë solidariteti për familjarët e të pagjeturve

Ahmeti i përgjigjet thirrjes për fikjen e dritave për dy minuta, në shenjë solidariteti për familjarët e të pagjeturve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur thirrjes së Organizatave joqeveritare për për fikjen e dritave për dy minuta në shenjë solidarizimi me familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe i ka bashkuar një video.


“Edhe ne iu bashkëngjitëm fikjes së dritave për të shënuar ditën kombëtare të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë ditës, Ambasada amerikane në Prishtinë, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minuta sonte në ora 20:00, për të shprehur solidaritetin me personat e pagjetur.

Në Kosovë, edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 641 personave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori