LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti për therjen e nxënësve me thikë: Do të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit

Ahmeti për therjen e nxënësve me thikë: Do të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj rastit të nxënësve të cilët u therrën me thikë sot në lagjen Emshir.

Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se njëri nga nxënësit i cili kishte pësuar lëndime më të rënda, falë intervenimit të ekipeve të Qendrës së Mjekësisë Urgjente, gjendja e tij është stabile.


Tre nxënës theren me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë
Lexo po ashtu Tre nxënës theren me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë

Ndër të tjera Ahmeti ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit, po ashtu do të kërkojnë angazhimin e pedagogëve shtesë e deri te diskutimet me komunitetin për masat e sigurisë, pasi që sipas tij pedagogjia nuk është vetëm ligjërim e notim por zhvillim e monitorim.

Statusi i plotë:
Sot isha në emergjencë për herë të dytë brenda pak ditësh. Sot nje nxënës kishte sulmuar tre të tjerë me thikë brenda hapësirave të Shkollës së Bujqësisë pas një zënke. Dy nxënës me plagë të lehta janë liruar, por njëri nxënës kishte pësuar lëndime më të rënda dhe vetëm falë intervenimit të ekipeve të Qendres së Mjekësisë Urgjente që arriten në vendin e ngjarjes shpejtë, dhe intervenimit të stafit kirurgjik të Qendres Klinike Universitare të Kosovës i shpëtoi më të keqes.

Gjendja e nxënësit është stabile edhe pse në mjekik intenziv. Falenderojmë gjithë stafin mjekësor.

Policia ka arrestuar dorasin dhe presim që organet e rendit ta zbardhin rastin. Përtej kësaj, çfarë e shtyen një të mitur ta rrezikoj jetën e një të mituri tjetër? Çfarë e shtyen për të rrezikuar vite në burg për vetën e probleme për familjen? Çfarë e shtyen një prind ta sulmoj mësuesen duke rrezikuar jetën dhe krejt familjen?

​Njëri prej të therurve në Prishtinë është në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu ​Njëri prej të therurve në Prishtinë është në gjendje të rëndë

Do të donim të besojmë që zgjidhja është kontrolli në hymje të shkollës apo një detektor metali por përpos problemeve ligjore, me të drejtë kemi drojen që kjo nuk e zgjidh problemin.

Prishtina ka strategjinë për Siguri në Shkollë, por reforma e nevojshme është më e thellë dhe e domosdoshme në krejt Kosovën. Përgjegjësi më e madhe e drejtorëve, angazhim më i madh i mësimdhënësve, pedagogë e psikologë që përcjellin individualisht nxënësit në zhvillimin e tyre dhe i paralajmërojnë zënkat e tilla e deri te angazhimi i komunitetit me policinë nëpër lagje.

Ne do të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit, do të kërkojmë angazhimin e pedagogëve shtesë e deri te diskutimet me komunitetin për masat e sigurisë. Pedagogjia nuk është vetëm ligjerim e notim por zhvillim e monitorim.

Le të jetë ky rasti i fundit, e nxënësit i urojmë shërim të shpejtë. E kaluar qoftë!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori