LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: PDK-ja mund ta humb Kaçanikun

Ahmeti: PDK-ja mund ta humb Kaçanikun

Duke folur për garën që po zhvillohet për të parin e Komunës së Kaçanikut, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, analisti Arben Ahmeti mendon se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mund ta humb këtë komunë.

Ai në emsionin “Debat – D Plus”, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka gjasa të mëdha ta çojë Kaçnikun ne balotazh, por sipas tij edhe ta fitoj garën.

“Nga ndjenja që e kam prej Zyrës së Ankesave, qytetarët atje kanë respekt për kryetarin aktual, Besim Ilazi, por e kam bindjen se janë lodhur nga PDK-ja”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/