LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Numri i viktimave nga COVID-19 është bilanc lufte

Ahmeti: Numri i viktimave nga COVID-19 është bilanc lufte

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se “numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale, por ky numër nuk është çështje fushate më, pasi ky është bilanc lufte”.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë”.


“Numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale. Nuk është çështje fushate më. Ky është bilanc lufte. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë. Qeveri e opozitë – kthjelluni!”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të shtunën se 18 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja.

Viktima u regjistruan tri në Komunë e Prizrenit dhe Gjakovës, dy në Pejë, Prishtinë dhe Gjilan dhe nga një i vdekur u shënua në Deçan, Lipjan, Istog, Suharekë, Podujevë dhe Klinë. Rastet e reja dalin pas testimin të 13.120 mostrave.

Ndërkaq, sa i përket grupmoshave më të prekura nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 381 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak, 353 të moshës 40-49 vjeç dhe 328 të grupmoshës 20-29 vjeç.

Prishtina prin me numrin më të lartë të infektive, ku janë regjistruar 396 raste të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori