LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti konfirmon përkrahjen materiale për mediat, i fton të aplikojnë për grante

Ahmeti konfirmon përkrahjen materiale për mediat, i fton të aplikojnë për grante

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë, ka marrë vendim që  në kohë pandemie t’i përkrahë materialisht mediat me bazë në Prishtinë.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre.


Postimi i plotë i Ahmetit:

Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë.

Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre.

Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.

Të gjitha hollësitë për mënyrën dhe kushtet e aplikimit i gjeni në vegëzën:

https://tinyurl.com/y5w7qey3#prishtina