LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ishte një tryezë e dështuar, PSD nuk do të marr pjesë në takime të tilla

Ahmeti: Ishte një tryezë e dështuar, PSD nuk do të marr pjesë në takime të tilla

Lidhja Demokratike e Kosovës u largua nga takimi, kurse përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk shkuan fare në këtë tryezë të organizuar nga Instituti “Grupi Ballkanik për Politika”, ku do të diskutohej për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, kurse ata që ishin në tryezë e cilësuan të dështuar takimin.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, duke folur çfarë ndodhi në këtë tryezë, tha se kjo ishte përpjekje e pasuksesshme.


Ai tha se Kuvendi i Kosovës duhet të marr rolin drejtues dhe të mbikëqyrë procesin e dialogut politik, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që në fillim ky tentim dështoi ngase nuk morën pjesë as kryetarët e PDK-së, AAK-së dhe dalja e LDK-së nga tryeza. Qëndrimet e qeverisë dhe koalicionit janë shumë të largëta për këtë konsensus”, tha kryetari i PSD-së, duke potencuar se tryezat e tilla vetëm po largojnë partitë nga konsensusi.

Ai theksoi se nëse ka takime të tilla atëherë ata nuk do të marrin pjesë.

“Partitë prezantuan qëndrimet e veta me të cilat ne nuk u pajtuam. Besoj që iniciativa të tilla po konsumojnë arritjen e një marrëveshje. Nuk bëhet nevojë për ekip uniteti kur kemi Kuvendin për dialogun. Nuk u dakorduam për takime të tjera. Mirëpo, nëse janë të tilla nuk marrim pjesë”, tha Ahmeti.

LDK dhe VV bojktojnë takimin e partive politike për dialogun Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu LDK dhe VV bojktojnë takimin e partive politike për dialogun Kosovë-Serbi

Ndërs Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, shpreson se në një të ardhme të afërt do të ketë një pajtim të plotë në mes të partnerëve të koalicionit dhe partive në opozitë.

Ai tha se përtej dallimeve strukturore që kanë rreth dialogut duhet të “koncentrohemi tek epilogu i dialogut dhe epilogu do të jetë marrëveshja obligative ligjiore e cila ka një emër dhe ai emër është njohja e ndërsjellë”, u shpreh Hoxhaj.

Në këtë tryezë nuk ishte i pranishëm lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kurse tryezën e bojkotuan përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tryeza të ngjashme janë organizuar edhe më parë edhe nga vetë partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011. Sipas Bashkimit Evropian në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve e cila, pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori