LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Diaspora dhe votat me kusht determinojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Ahmeti: Diaspora dhe votat me kusht determinojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Pas shpalljes së projeksionit nga Armend Muja dhe disa exit polleve në media të ndryshme analistët po komentojnë këto rezultate në RTV Dukagjini.

Armend Muja në bazë të projeksioneve të tij në RTV Dukagjini, fitues të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje.


Drejtori i programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se ky rezultat do të na lë në dilema të mëdha se kush është fituesi përfundimtar i zgjedhjeve.

“Është një situatë e njëjtë sikurse ishte mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit ku votat e fundit kanë definuar rezultatin mes të parit dhe të dytit”.

Ahmeti ka thënë se mënyra si kanë votuar diaspora dhe rezultatet e votave me kusht do ta determinojnë rezultatin përfundimtarë./Telegrafi/