LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti dhe Staffansson diskutojnë për situatën politike në Maqedoni

Ahmeti dhe Staffansson diskutojnë për situatën politike në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Sttafansson.

Ahmeti dhe Ambasadori Suedez bashkëbiseduan për situatën politike në vend, ligjin për gjuhët, çështjen e emrit si dhe për integrimin Euro-Atlantik.

Ahmeti konkludoi që miratimi përfundimtar i Ligjit për Gjuhët paraqet kurorëzim të suksesit të përbashkët të forcave vendore dhe komunitetit ndërkombëtar në zbatimin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit.


Ky dokument i garantuar ndërkombëtarisht është ndër marrëveshjet më të suksesshme paqësore dhe rrumbullakësimi i pjesës së saj normative nuk duhet të shfrytëzohet për politikë ditore nga opozita dhe Ivanovi.

Ahmeti theksoi që shumica parlamentare dhe qeveria po vijojnë me agjendën reformuese dhe shprehu bindjen që më 17 prill Maqedonia do të merr rekomandimin e pastërt për nisje të negociatava me Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan mundësinë e arritjes së zgjidhjes për kontestin e emrit në Greqinë dhe u dakorduan që ky proces shpresëdhënës duhet të përfundojë me kompromis të dinjitetshëm për të dyja palët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori