LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Boutaris: Të arrihet kompromis për çështjen e emrit

Ahmeti-Boutaris: Të arrihet kompromis për çështjen e emrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur mbrëmë në takim kryetarin e Selanikut, Yiannis Boutaris.

Ahmeti dhe Boutaris kanë diskutuar për çështje të interesit të ndërsjellë, shkëmbime kulturore, arsimore, bashkëpunim ndërkufitar të komunave por edhe për kontestin e emrit dhe integrimet Euroatlantike.


“Ahmeti mbështeti të gjitha idetë për bashkëpunim midis komunave të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim me Selanikun dhe mirëpriti gatishmërinë e Boutaris për ta thelluar komunikimin midis qyteteve tona”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti dhe Boutaris diskutuan edhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, me ç’rast u pajtuan që duhet të arrihet kompromis për kontestin e emrit sa më shpejt duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmën e përbashkët në familjen Euroatlantike./Telegrafi/