LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti i bindur se do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor

Ahmeti i bindur se do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup ku është takuar me Christian Danielsson, Drejtor i Drejtorisë për Zgjerim pranë BE-së si dhe Ambasadorin Evropian në Maqedoni Aivo Orav, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ahmeti dhe Drejtori Danielsson bashkëbiseduan për situatën aktuale në vend, gjendjen e sigurisë, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit, integrimin në Bashkimin Evropian, reformat si dhe marrëdhëniet ndëretnike.


Danielson përcolli vlerësimet e larta të Brukselit për rolin komstruktiv të Kryetarit Ahmeti dhe të BDI-së në arritjen e marrëveshjes së Shkupit.

Kryeari Ahmeti theksoi që Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta bënë punën me përpikshmëri ndërsa BDI do t’i jep përkrahje KSHZ-së për zbatim shembullor të zgjedhjeve, ndërsa ftoi edhe partitë e tjera politike që mos ta pengojnë procesin në çfarë do mënyre.

BDI do të angazhohet për vijim të reformave edhe pas zgjedhjeve dhe do të ndërton politikat shtetërore në partneritet me komunitetin ndërkombëtar për të mirën e përbashkët.

Ahmeti nënvizoi rëndësinë e vijimit të procesit integrues menjëherë pas zgjedhjeve të 5 qershorit.

Ahmeti gjithashtu foli për qëllimet e qendrave të caktuara, në bashkëpunim me grupime kriminele, të cilat përpiqen që të nxisin veprime joracionale të BDI-së në mënyrë që ta dëmtojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Shkupit, por siguroi Danielsson që BDI dhe shqiptarët nuk to të lejojnë që të bien pre e montimeve të tilla. /Telegrafi/