LAJMI I FUNDIT:

AH, SIKUR

AH, SIKUR

Nga: Jim Morrison
Pëktheu: Fadil Bajraj

Udhëkryqet
———-vend ku fantazmat
———-qendrojnë për t’iu përshpëritur
———-udhëtarëve në vesh dhe
———-për t’i bërë që të interesohen për
—————————————-fatin e tyre

Autostopisti pi:
“Përsëri i thërras zotat e fshehtë
———-të errët të gjakut”
——–Pse na thërret?
———-Ti e di çmimin tonë. Ai
———-kurrë s’ndryshon. Vdekja
———-jote do të të japë jetë
———-dhe do të të lirojë nga fati
———-i zi. Por po bëhet vonë.

——–Ah, sikur të kisha mundësi që t’ju shihja përsëri
———-dhe të flas me ju, dhe të shëtis
———-paksa në shoqërinë tuaj,
———-dhe të pi pijen marramendëse
———-të bisedave tuaja,
———-mendova

——–të shpëtoj shpirtin tashmë
———-të rrënuar. të arrij çlodhje.
———-Të plaçkis arin e gjelbërt
———-në bastisjen pirate dhe të sjell
———-në kamp lavdinë e moçme.

——–Derisa njeriu me pelerinë shikon
———-brirët e helmuar dhe pi
———-fitoren e kuqe; ushtari
———-poashtu, me trofeun e tij,
———-helmetën e përshkuar; dhe
———-bartësi i viglës duke u dridhur
———-kërkon rrugën e tij për mirësinë e
——————————tij të brendshme

——–(qeshje) Mirë pra, A do ta
———-përqeshje veten?

——–Jo.

——–Së shpejti zërat tanë duhet të bëhen
———-një, ose njëri prej nesh duhet të shkojë.