Nga: Witold Gombrowicz (pjesë nga Ferdydurke)
Përktheu: Edlira Lloha
Mallkimi i njerëzimit është se ekzistenca jonë në këtë botë nuk duron asnjë hierarki të përcaktuar dhe të qëndrueshme, se gjithçka rrjedh, trazohet, derdhet, lëviz dhe se secili nga ne do të çmohet dhe vlerësohet nga çdokush tjetër, dhe se perceptimi që kanë për ne injorantët, të pagdhendurit dhe kokëtrashët, nuk është më pak i vlefshëm nga perceptimi që kanë për ne njerëzit e mprehtë, të diturit dhe të ndjeshmit. Kjo pasi njeriu ka varësinë më të thellë nga pasqyrimi i tij në shpirtin e dikujt tjetër, qoftë ky edhe shpirt budalla.
Dhe, e kundërshtoj me forcë pohimin e atyre kolegëve të mi të penës, që në lidhje me opinionin e të pagdhendurve, marrin një qëndrim aristokrat dhe sqimatar, duke shpallur se odi profanum vulgus. Çfarë mënyre për t’iu shmangur lehtë dhe thjesht realitetit, çfarë arratie drejt sqimës së rreme! Përkundrazi, unë, pohoj se sa më i pamprehtë dhe i kufizuar të jetë një opinion, aq më tepër duhet të jetë për ne i rëndësishëm dhe djegës, krejtësisht siç ngjet me një këpucë të ngushtë, që na dhemb më shumë sesa një këpucë e puthitur mirë pas këmbës. Ah, këto gjykimet njerëzore, kjo gjeratore gjykimesh dhe opinionesh mbi arsyen, zemrën, karakterin tënd, për të gjitha hollësitë e organizimit tënd, nga e cila përthithet ai trim që kuturis t’i shpalosë mendimet e veta në shtyp, dhe që i ka hedhur ato midis njerëzve, të shkruara në letër; ah, letra, letra, shtypi, shtypi!
Më tej, le të marrim gjykimet e fshatarëve dhe të fshatareve, gjykimet e shtëpiakeve, gjykimet e vogla të zyrtarëve të vegjël, si dhe gjykimet burokratike të zyrtarëve të lartë, gjykimet e avokatëve të provincës, gjykimet e tepruara të nxënësve, gjykimet mendjemëdha të pleqve, po ashtu gjykimet e publicistëve, gjykimet e aktivistëve shoqërorë, si dhe gjykimet e grave të doktorëve, e së fundi gjykimet e fëmijëve që mbajnë vesh gjykimet e prindërve, gjykimet e pastrueseve të dhomave, atyre më të rejave, të kuzhiniereve, gjykimet e kushërirave, gjykimet e pensionistëve – pra, një det i tërë gjykimesh, ku secili prej tyre është pasqyrimi yt në shpirtin e dikujt tjetër dhe mënyra se si ai të krijon në shpirtin e tij. Është njësoj sikur dikush të kishte lindur në mes të mijëra shpirtrave tejet të ngushtë!
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Arrestime, armatim i sekuestruar e reagime ndërkombëtare - e tëra që ndodhi përgjatë ditës së hënë

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist