LAJMI I FUNDIT:

Me Agueron që po e mendon pensionimin, Barcelona kërkon zëvendësuesin e tij në Ligën Premier

Me Agueron që po e mendon pensionimin, Barcelona kërkon zëvendësuesin e tij në Ligën Premier

Barcelona raportohet se po shikon një transferim të mundshëm për një sulmues të Ligës Premier, pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë Sergio Agueron që dyshohet se mund të pensionohet.

Sulmuesi 33 vjeç është i vendosur të tërhiqet nga sporti më i ndjekur në botë për shkak të problemeve të tij të fundit me zemrën, me një njoftim zyrtar të afërt, sipas raportimeve nga mediat spanjolle.

Ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje për klubin e tij të ri pasi ka nënshkruar një kalim në verë pas skadimit të kontratës së tij me Manchester Cityn.


Me Agueron që po përgatitet të largohet nga futbolli si rezultat i diagnozës së tij dërrmuese, Barca është në kërkim të një sulmuesi zëvendësues përpara rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Dhe sipas raportimeve të The Mirror, gjigantët e La Ligës duan të nënshkruajnë me Edinson Cavanin e Manchester United.

Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë Unitedi rreth 5 milionë funte për ta marrë atë nga Anglia. Uruguaiani është në vitin e dytë në Old Trafford dhe është lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain mund të joshet për largimin nga Man United për te Barca, të cilët janë të gatshëm t’i japin atij vendin e titullarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori