LAJMI I FUNDIT:

Agron Bexheti tregon rrugëtimin e JYSK në Maqedoni

Agron Bexheti tregon rrugëtimin e JYSK në Maqedoni

JYSK është rrjet i dyqaneve me pakicë i cili shet “gjithçka për në shtëpi”. Rrugëtimi i suksesshëm i JYSK filloi në vitin 1979, kur themeluesi dhe pronari i vetëm, ndërmarrësi Lars Larsen, hapi dyqanin e parë në Danimarkë me një ide të thjeshtë, gjithmonë duke ju ofruar klientëve ofertë të mirë. Sot ky brend është prezent edhe në Maqedoni, i përfaqësuar nga Agron Bexheti, me të cilin ka zhvilluar intervistë Telegrafi Maqedoni.

Intervistoi: Valon Osmani


A ishte e lehtë një brend si JYSK të sillet në Maqedoninë e Veriut?
Nuk ishte fare e lehtë të sillet një brend i njohur si JYSK në Maqedoninë e Veriut, nëse merret parasysh koha kur është hapur dyqani i parë në Tetovë. Në atë periudhë mendimi i investitorëve të jashtëm për shtetin tonë nuk ishte shumë i mirë. Fillimet e para të JYSK në Maqedoninë e Veriut janë meritë e përkushtimit dhe vendosmërisë së pronarit Fatmir Zymberi, i cili në atë kohë ishte edhe iniciatori dhe shtytësi i proceseve të ndërtimit të kompanisë. Një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në fillimet e para të JYSK por edhe sot, padyshim i takon edhe drejtorit rajonal Vigan Salihu, i cili me përvojën e madhe menaxhuese në fushën e retail, bën që JYSK të jetë një ndër kompanitë më të njohura në rajon. Dyqanin e parë të JYSK në Maqedoninë e Veriut e hapëm në rajonin e Tetovës, duke u bazuar në logjikën daneze sa i përket lokacionit dhe hapjes së dyqaneve të reja të JYSK, e cila thotë se JYSK duhet të jetë larg kryeqytetit të një shteti nga 30 deri 40 km. Për kohë të shkurtër është parë se kjo logjikë nuk funksionon bazuar në mentalitetin e klientëve dhe shtetit tonë. Për këtë arsye ne hapëm edhe dyqanin tonë të dytë në Shkup. Që nga hapja e dyqanit të dytë mund të themi se rruga drejt suksesit të brendit tonë mori kahje tjetër. Për momentin JYSK në Maqedoninë e Veriut vepron me tre dyqane në qendrat tregtare: Skopje City Mall, Palma Mall – Tetovë si dhe dyqanin e tretë më të ri të JYSK në Point Retail Park në Shkup.

Mban njërën nga pozitat më të rëndësishme të JYSK në Maqedoninë e Veriut, na trego rrugëtimin tënd se si arrite deri në pozitën e drejtorit gjeneral të një brendi gjigant si JYSK?
Të jesh pjesë e një kompanie të suksesshme ndërkombëtare është me të vërtetë privilegj i madh. Motoja e JYSK është “Bëhuni të dedikuar, plotësoni mundësi të reja”. Me këtë mund të kapet fryma dhe politika e kompanisë për përfitimet e mundësive si dhe plotësimin e qëllimeve të punëtorëve tanë, për arritje të një karriere të suksesshme në JYSK. Duke u pozicionuar nën cilësinë e menaxherit gjeneral të JYSK në Maqedoninë e Veriut, prekja e kësaj pozite nënkupton se në retrospektivë ka një bagazh të stërngarkuar të përgjegjësive dhe obligimeve që janë kaluar ndër vite. Karriera ime në JYSK, ka kaluar nëpër disa shkallëzime. Fillimisht mbaja pozicionin e menaxherit në sektorin IT dhe marketing, duke vijuar si përgjegjës kryesor në udhëheqësi dhe në fund drejtor gjeneral në Maqedoni. Këto etapa nënkuptojnë se falë motivimit dhe energjisë që më ka shoqëruar në çdo punë që kam realizuar më kanë ndihmuar të jem në këtë pozicion që jam sot, por gjithmonë me një zotim dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Çfarë pune bën një përgjegjës?
Duke i’u referuar edhe studimeve shkencore, vë theksin se një përgjegjës i cili ka kaluar disa hierarki të pozicioneve nga eshaloni i ulët në atë të lartë, di dhe njeh shumë mirë këndvështrimet dhe pozicionet e ndryshme që funksionojnë brenda një kompanie. Falë kësaj përvoje, si përgjegjës kryesor i JYSK në Maqedoninë e Veriut, përpos detyrimeve administrative dhe operative, hapi tjetër shumë i rëndësishëm është kujdesi ndaj menaxhimit të resurseve njerëzore brenda në kompani. Duke qenë se tregu i punës është në konkurrencë të vazhdueshme, puna dhe përgjegjësia ime është të ruaj pozicionin e korporatës sonë, të ndjek infrastrukturën legjislative, të analizoj funksionin brenda kompanisë duke pikasur nevojat dhe ndryshimet që duhet të ndërmerren në kohën e duhur, të ketë frymë kohezive dhe bashkëpunuese mes punëtoreve, të ruaj mirëqenien e tyre psiko-fizike, të ndjek ndryshimet e nevojshme dhe risitë teknologjike për një funksionim më të mirë dhe si një ekip të kemi një qasje serioze dhe mikpritëse ndaj konsumatorëve.

Cila është ana e mirë dhe e vështirë e kësaj pune?
Çdo pozicion në punë ka sfidat dhe peripecitë e veta ashtu siç i ka edhe benefitet dhe satisfaksionin. Përgjegjësinë që mbartë ky pozicion mund ta karakterizoj si një variant i vështirësisë, por pas tejkalimit të vështirësisë si derivate të saj kemi satisfaksionin që do ta karakterizoja si anën e mirë të këtij pozicioni. Kjo nënkupton se edhe e mira edhe e vështira e kësaj pune plotësojnë njëra-tjetrën.

Sa e keni problem për punësime të reja nëpër pikat e JYSK dhe çfarë ju sugjeron të rinjve?
Rekrutimi dhe seleksionimi i punëtorëve është një hap tjetër që ne si kompani mundohemi ta realizojmë në formën më profesionale. Kompania JYSK përgjatë punësimeve të reja ka të përcaktuara disa hapa strikt ku ju përmbahemi, vetëm e vetëm të bëjmë përzgjedhjen më të mirë. Unë përpos të rinjve, fillimisht do apeloja nëpër institucionet edukativo-arsimore që të kenë një qasje më praktike sa i përket përgatitjes së brezave të rinj. Ato duhet të fokusohen fillimisht në gjërat praktike që do i nevojiten të rinjve në të ardhmen e tyre gjatë punësimit, si për shembull: mënyrën e komunikimit gjatë intervistimit për punë, përgatitjen e CV profesionale, letër motivimit, ngritjen e aftësive për punë ekipore, marrjen e vendimeve, të qenurit liderë dhe udhëheqës të shkathët, njohjen e gjuhës angleze si dhe përvetësimi i shkathtësive bazike kompjuterike. JYSK është brend që punon shumë në ndërtimin e strukturës së brendshme organizative, ku mund të përmendim që prej teorisë “klienti në radhë të parë”; kalojmë në drejtim të “punëtorët në radhë të parë”, sepse nëse punëtorët janë në radhë të parë për ne, ata pastaj do ti trajtojnë klientët në të njejtën mënyrë. Trajnimet e punëtorëve organizohen dhe planifikohen drejtpërsëdrejti nga kompania jonë amë dhe këtë frymë skandinave e kemi sjellë dhe implementuar në shtetin tonë. Numri i punëtorëve në fillim ishte shumë i vogël, dhe ishte shumë lehtë për t’u menaxhuar në krahasim me ditët e sodit ku kemi numër të madh të punëtorëve, mirëpo fal ndarjes së sektorëve të ndryshme dhe administratorëve të ndërgjegjshëm, kjo vështirësi nuk vërehet fare. Ne në JYSK besojmë që marrëdhëniet mes njerëzve janë të ndryshme dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ne jemi të trajnuar që të ofrojmë shërbimet dhe këshillat më të mira. Mijëra klientë vizitojnë JYSK çdo ditë, dhe ne jemi këtu për shkak të numrit të madh të njerëzve që zgjedhin dyqanet tona. Kjo orienton dedikimin tonë që tu ofrojmë çdoherë kualitet për çmime të shkëlqyeshme, të jenë të arritshme, kompetente dhe të pranueshme.

Këshillat e tua për të gjithë ata të cilët ëndërrojnë një karrierë të suksesshme në botën e biznesit?
Të gjithë ata që duan të tregohen të suksesshëm në karrierën e tyre do i këshilloja që të mbajnë në vijë lineare dhe permanente baraspeshën në mes vizionit, misionit, strategjisë dhe dashurisë ndaj punës. Të ëndërrojnë shumë, se gjysma e ëndrrës bëhet realitet nëse kombinohet me motiv dhe punë.

Planet për të ardhmen?
Ne si kompani punojmë shumë që të realizojmë planin tonë të zgjerimit këtu në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë fazës së parë planifikojmë të hapim 14 dyqane të reja të JYSK nëpër qytetet më të mëdha të vendit, kurse në fazën e dytë planifikojmë të zgjerohemi në qytete më të vogla. Në planin personal pas përfundimit të studimeve të ciklit të dytë në Universitetin e Sheffield, planifikoj që studimet e doktoratës t’i vazhdoj në po të njëjtin universitet në drejtimin e informatikës së biznesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori