Agnelli dhe Juventusi festojnë arritjen në finalen e Kupës së Italisë
Presidenti Andrea Agnelli ka uruar lojtarët e Juventusit në rrugën e tyre drejt dhomës së zhveshjes pas fitores 2-0 ndaj Fiorentinës të mërkurën mbrëma.
Zonja e Vjetër është kualifikuar në finalen e Coppa Italia për herë të 21-të.
Bianconerët do të përballen me Interin në Stadio Olimpico të Romës më 11 maj.
Fitorja e tyre 2-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë u festua nga lojtarët dhe anëtarët e stafit të cilët u përshëndetën nga presidenti i klubit Agnelli në kthimin e tyre në zhveshtore.
Juventusi e ka postuar videon e festet në të gjitha rrjetet sociale.
Coppa Italia është shansi i fundit për Bianconerët për të fituar një trofe këtë sezon.
Herën e fundit që ata përfunduan një sezon duarbosh ishte në sezonin 2010/11 nën drejtimin e Luigi Delnerit. /Telegrafi/






























