LAJMI I FUNDIT:

AGK: Të zhgënjyer me diskriminimin gjinor në pozitat menaxheriale në RTK

AGK: Të zhgënjyer me diskriminimin gjinor në pozitat menaxheriale në RTK

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një reagimi publik thotë se është vënë në dijeni me detajet e konkurseve të kohëve të fundit në Transmetuesin Publik, RTK për pozitat menaxheriale.

AGK-ja, shprehet e zhgënjyer me diskriminimin gjinor që rezulton të jetë praktikuar ndaj gazetareve shumëvjeçare, Ilire Zajmi e Flora Masurica Durmishi dhe juristes, Mihrije Beiqi, të cilat nuk janë zgjedhur në pozitat përkatëse përkundër faktit që kanë dalë më të poentuarat në konkurset e hapura.


“AGK-ja, konsideron se ky është një shans i humbur për të promovuar barazinë gjinore në RTK nga ana e Bordit të këtij institucioni, që në përbërje reflekton barazi gjinore”, thuhet në reagim.

Tutje, AGK thotë se “RTK-ja, duhet të motivojë gratë për të konkurruar në pozitat më të larta, dhe t’i bëjë ato pjesë të barabartë të vendimmarrjes, duke njohur kështu kontributin e jashtëzakonshëm që ato kanë dhënë ndër vite për zhvillimin e Transmetuesit Publik”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori