0Shares

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me gjuhën e përdorur të kryeministrit Ramush Haradinaj, ndaj gazetarëve gjatë një konference.

“AGK është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.

Haradinajt nuk i pëlqen pyetja për Demarkacionin, ofendon gazetarët: Kryeni shkollë e lexoni, se s’po i kuptoni gjërat (Video) Haradinajt nuk i pëlqen pyetja për Demarkacionin, ofendon gazetarët: Kryeni shkollë e lexoni, se s’po i kuptoni gjërat (Video)

Duke përcjellur me shqetësim këtë deklarim të kryeministrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Me këtë rast, AGK kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intensivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)