LAJMI I FUNDIT:

Haradinajt nuk i pëlqen pyetja për Demarkacionin, ofendon gazetarët: Kryeni shkollë e lexoni, se s’po i kuptoni gjërat (Video)

Haradinajt nuk i pëlqen pyetja për Demarkacionin, ofendon gazetarët:  Kryeni shkollë e lexoni, se s’po i kuptoni gjërat (Video)

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pak ditë pasi mori detyrën si kryeministër i vendit, nuk hezitoi t’i fyejë gazetarët.

Kryeministri u sugjeroi gazetarëve të kryejnë shkollë dhe të lexojnë më shumë, sepse nuk po i kuptojnë gjërat. Reagimi i kryeministrit erdhi pas një pyetje që iu bë lidhur me qëndrimin e SHBA-ve, për çështjen e Demarkacionit, ku mediat raportuan se SHBA-të kanë pohuar se ata do ta njohin vetëm versionin e tanishëm të demarkacionit dhe asnjë version tjetër.


E Haradinajt të cilit nuk i pëlqeu kjo pyetje, iu vërsul gazetarëve, duke i fyer se ata nuk dinë të lexojnë anglisht dhe s’po i kuptojnë gjërat si duhet.

“Kam respekt për media shumë besoni. Por shumica juaj, as nuk dini me lexu anglisht, as s’po dini me i kuptu çka kanë thanë. Problem është i juaji. S’kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa e dit si raportoni, besoni. Shkoni më shumë në shkollë, këqyrni çka po thonë ata. E shoh unë çka kanë thanë, e kam lexu deklaratën e tyre. Kjo që po thu ti, amerikanët nuk po pajtojnë nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë dikund që thotë s’pajtohem me këtë apo me atë. Ata thonë se nuk insistojnë ku është vija kufitare një. E dyta thonë se ne kemi menduar që kjo marrëveshje duhet me shku kështu. Pra lexoni mirë. Herën tjetër kur të jeni më të saktë çka kanë thënë ata edhe unë iu përgjigjem”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori