LAJMI I FUNDIT:

AGK kërkon që gjyqësori t’i trajtojë me prioritet rastet e dhunës ndaj gazetarëve, këtë vit u sulmuan 11

AGK kërkon që gjyqësori t’i trajtojë me prioritet rastet e dhunës ndaj gazetarëve, këtë vit u sulmuan 11

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, u ka bërë bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve që t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj gazetarëve.  

Përmes një shkrese, Bordi i AGK-së ka shprehur shqetësim në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës kundër gazetarëve duke kërkuar nga gjyqësori që të trajtojë me seriozitet më të madh mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna, e cila vjen si rezultat i ushtrimit të aktivitetit të tyre si raportues të çështjeve të cilat përbëjnë interes publik.


Në pesë vitet e fundit, AGK-ja ka regjistruar 120 raste kërcënimesh, ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias. Gjithsej, 17 raste janë regjistruar në vitin 2018, 21 raste në vitin 2019, 24 raste në vitin 2020, 29 raste në vitin 2021 dhe 33 raste gjatë vitit 2022.

Liria e shtypit - Kosova zë vendin e 56-të, Reporterët pa Kufij përmendin sulmet e gazetarëve në veri 
Lexo po ashtu Liria e shtypit - Kosova zë vendin e 56-të, Reporterët pa Kufij përmendin sulmet e gazetarëve në veri 

Vetëm këtë vit, janë shënuar 11 raste sulmesh, me më të rëndin atë fizik kundër gazetarit Valon Syla.

Kështu, sipas AGK-së, numri i rasteve të kërcënimeve, sulmeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve është rritur vit pas viti.

“Sulmet ndaj gazetarëve, pos që paraqesin vepra penale kundër jetës dhe trupit, ato cenojnë edhe një prej lirive bazë në një shoqëri demokratike, që është liria e shprehjes. Duke mos minimizuar rrezikun e asnjë vepre penale, rastet e sulmeve ndaj gazetarëve kanë një rrezikshmëri të veçantë, që përpos në palën e dëmtuar, e vënë në rrezik edhe lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe lirinë e informimit të qytetarëve”, thuhet në shkresë.

Rritja e sulmeve ndaj gazetarëve kërkon reagim urgjent dhe adekuat nga ana e sistemit të drejtësisë.

AGK-ja, e vlerëson lartë miratimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi me të cilin parashihet që rastet e gazetarëve të trajtohen brenda një afati të shkurtër kohor, ashtu siç e vlerëson edhe caktimin e koordinatorëve për rastet e dhunës kundër gazetarëve nga ana e prokurorëve.

“Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, shqetësimet tona kryesore mbesin kualifikimi i gabuar i veprave penale nga ana e prokurorëve ndaj sulmueseve të gazetarëve, kryesisht duke përzgjedhur vepra më të lehta penale dhe zvarritja e rasteve në gjykata dhe dënimet jashtëzakonisht të ulëta ndaj sulmueseve të gazetarëve të shqiptuara nga gjykatësit”, thuhet tutje.

“Ne kërkojmë nga prokurorët që në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të ndërmarrin hetime profesionale dhe të pavarura dhe akuzat ndaj sulmueseve të gazetarëve t’i përpilojnë duke marrë parasysh jo vetëm rrethanat lehtësuese por edhe ato rënduese me qellim të dekurajimit të sulmeve ndaj gazetarëve. Nga gjyqtarët kërkojmë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet të lartë dhe sulmuesit të marrin dënime që reflektojnë rrezikshmërinë që iu kanoset gazetarëve e jo të shqiptohen dënime të lehta”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori