LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon ashpër gjuhën linçuese të Hysamedin Ferrajt ndaj gazetarëve Berat Buzhala e Parim Olluri

AGK dënon ashpër gjuhën linçuese të Hysamedin Ferrajt ndaj gazetarëve Berat Buzhala e Parim Olluri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dënon ashpër linçimet e bëra nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Hysamedin Ferraj ndaj gazetarit, Parim Olluri nga Gazeta Online “Insajderi” dhe Berat Buzhala nga “Televizioni 7”.

Në njoftimin e AGK-së thuhet se përmes dy postimeve në Facebook të Ferrajt, gazetarët në fjalë dhe mediet që përfaqësojnë ata janë cilësuar si pjesë e një “lobimi të mendimit serbo-rus në Kosovë” që për qëllim kanë “copëtimin e Kosovës”.


“Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre”, ka shkruar Ferraj, njoftohet në komunikatën e AGK-së.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, cilësimet e tilla ndaj përfaqësuesve të medieve, janë tërësisht të papranueshme.

“Ato e polarizojnë shoqërinë, cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë demokracinë në vend. AGK, i bënë thirrje Ferrajt që t’i ndalë akuzat e tilla, si dhe partisë së cilës i takon, Lëvizjes Vetëvendosje, që të distancohet nga kjo qasje e papranueshme ndaj gazetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori