Inter, Barcelona, Juventus, Chelsea dhe Manchester United, janë vënë pas mesfushorit të PSG-së, Marco Verratti. 

Agjenti i lojtarit e sheh Verrattin larg Paris Saint-Germainit.


Agjenti Donato Di Campli në intervistën e fundit ka thënë se lojtari i tij duke t’i ndajë rrugët e parasë dhe asaj se a dëshiron të bëhet kampion.

“Ai dëshiron të fitoj dhe këtë nuk është duke e arritur aktualisht me PSG-në”.

“Ai ka pesë vite që luan në Paris dhe tani ai duhet ta marr një vendim: të fitojë shumë para pa fituar trofe, ose të kthehet në kampion”.

“Nuk është çështje parash, pasi kushdo që e blen Verrattin do të paguajë shumë. Pasi një gjë është e sigurt, nëse ai e lë PSG-në, do të luajë në një top klub evropian”.

I pyetur se a ka interesim nga klubet italian, menaxheri tha se po, por lojtari nuk ka ende ndonjë destinacion të qartë se ku dëshiron të shkojë. /Telegrafi/