Një agjent i fshehtë rus i FSB-së, i cili ‘ra për vdekje’ në Berlin mund të jetë ekzekutuar sepse spiunët e tij dyshonin se ai po bashkëpunonte me Perëndimin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, diplomati Kirill Zhalo, 35 vjeç, u gjet i pajetë në trotuarin jashtë ambasadës ruse në Berlinin qendror në orën 7:20 të mëngjesit të 19 tetorit nga rojet gjermane të caktuar për ta mbrojtur atë.
Zhalo duket se ka rënë për vdekje nga kati i sipërm i ndërtesës, tha gazeta gjermane Der Spiegel, teksa publikoi lajmin për vdekjen të premten.
Por babai i diplomatit, gjenerallejtënant Alexei Zhalo thuhet se është një oficer i lartë i shërbimit kundërzbulues të FSB-së, i cili ka qenë i lidhur me operacione sekrete kundër figurave të opozitës dhe gazetarëve në Rusi.
Dhe gazetari rus në mërgim, Roman Dobrokhotov, redaktor në mërgim i The Insider, i cili bëri zbulimet kryesore për vdekjen e të dërguarit, ka pretenduar se ai ka të ngjarë të jetë vrarë.
Dobrokhotov shprehu dyshime se Zhalo Jr ishte përfshirë ose dinte për vrasjen e supozuar të komandantit çeçen Zelimkhan Khangoshvili, i cili u qëllua dy herë në kokë në parkun Kleiner Tiergarten të Berlinit në gusht të vitit 2019.
Versionet alternative të një rënie aksidentale nga një ndërtesë ambasade, ose vetëvrasje nga operativi i FSB-së, ‘duken si një absurditet i plotë’ dhe janë ‘të pamundura për t’u besuar’, tha ai.
Ndërkohë, asnjë shkak zyrtar për vdekjen e Zhalos nuk është dhënë sepse ambasada refuzoi një autopsi dhe prokurorët gjermanë nuk kanë kompetenca për të hetuar për shkak të statusit diplomatik të Zhalos.
Trupi i Zhalos u riatdhesua në Rusi një ditë pasi u gjet në trotuar.
Ambasada ruse e ka pranuar vdekjen e Zhalos që kur lajmi u bë publik, duke e përshkruar atë si një ‘aksident tragjik’ dhe duke thënë se nuk do të komentojë më tej për ‘arsye etike’.
Ajo shtoi se ‘spekulimet që janë shfaqur në një numër mediash perëndimore’ mbi vdekjen e diplomatit janë ‘absolutisht të pasakta’.
Ndërsa Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjithashtu konfirmoi vdekjen të premten, por tha se nuk mund të japë më shumë informacion për shkak të ‘arsyeve të privatësisë’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Familja Ramadani nxirret me polici nga banesa e tyre në Beograd

"Gaza duhet të mbetet palestineze", thotë SHBA-ja pas raporteve që Izraeli dëshiron "tampon zonë"

Arkeologët zbulojnë një piramidë të jashtëzakonshme - raportohet se është 27 mijë vjeçare

Ushtria izraelite thotë se kanë vdekur pesë pengje të mbajtur nga Hamasi

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Zelensky: Po fillon një fazë e re e luftës me Rusinë

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Dyshohet se pagoi mijëra euro për ta vrarë gruan, kush është Naim Murseli

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

Politikani serb, Sanduloviq: Vuçiq pret urdhrin nga Putin për të filluar luftën në Kosovë

Shpreh mllef dhe e gjykon lojën e tij brenda - e fejuara i dërgon një audio-mesazh dhe e takon Bucin live

Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit