Agjentët e Patos kanë mbërritur në Londër

Pato, i cili është aktualisht i huazuar te Sao Paulo, do të kthehet te Corinthians në janar, ku më pas do të shitet përfundimisht.
Arsenali, Liverpooli dhe Manchester Unitedi kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij, por sipas Yahoo Brazil, ai ka zgjedhur Spurs.
Sipas burimit të lartpërmendur agjentët e 26-vjeçarit, Giuliano Bertolucci dhe Kia Joorabchian, kanë fluturuar për në Londër për të përfunduar marrëveshjen për londinezët.
Palët besohet se janë pajtuar për një shumë rreth 10.6 milionë funte. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































