LAJMI I FUNDIT:

Agjenda e samitit “Ballkani i hapur” në Beograd, pritet marrëveshje për tregtinë pa kufizime të ushqimeve

Agjenda e samitit “Ballkani i hapur” në Beograd, pritet marrëveshje për tregtinë pa kufizime të ushqimeve

Në samitin ‘Ballkani i hapur’ që mbahet sot në Beograd, pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme.

Në këtë takim do marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.


Në takimin në Beograd pritet të marrin pjesë edhe kryeministri malazes Dritan Abazovic, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Zoran Tegeltija, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Në orën 10 është planifikuar një ceremoni hapjeje, ku do të marrin pjesë drejtuesit e Open Balkan.

Në orën 11:00 ata do të takohen me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për tërheqjen e investimeve në kuadër të nismës ”Open Balkan”.

Nga ora 12:00 deri në orën 13:00, drejtuesit do të takohen me përfaqësues të grupeve të krizës të Iniciativës për Furnizimin me Ushqim dhe Energji.

Dy shtete të tjera i bashkohen takimit të radhës së nismës “Ballkani i Hapur”
Lexo po ashtu Dy shtete të tjera i bashkohen takimit të radhës së nismës “Ballkani i Hapur”

Nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe dhe një konferencë e përbashkët për shtyp janë planifikuar për në orën 13:00.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi një ditë më parë pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua marrëveshja që do nënshkruhet mes vendeve të ‘Ballkanit të hapur”, se kjo marrëveshje thellon më tej bashkëpunimin.

Krifca sqaroi se marrëveshja që pritet të nënshkruhet parashikon ngritjen e një mekanizmi që garanton sigurimin ushqimor, mbajtjen e tregjeve të hapura, pa ndërprerje e pa përcaktuar asnjë tavan, siç ka ndodhur në muajt e kaluar, pa përmendur asnjë kuotë.

Ajo tha se kjo është marrëveshje e një tregtie të lirë të pacenuar nga efektet e luftës në Ukrainë të cilat kanë krijuar një ndërprerje të zinxhirit ushqimor në të gjitha vendet e Evropës apo të botës.

Ajo theksoi se kjo marrëveshje thellon më tej bashkëpunimin mes vendeve të “’Ballkanit të hapur’ dhe krijon një siguri më tepër për konsumatorët dhe qytetarët e vendeve të ‘Ballkanit të hapur’”.

Agjenda e Ballkanit të Hapur:

Dita e parë

12.55 – Mbërritja e Kryeministrit Rama në panair

Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë​

13.00 – Ceremonia e hapjes së Panairit të Verës

Fjalët hapëse në panair e liderëve (5 min)

19.45 – Nisja e Kryeministrit me automjet drejt Presidencës së Republikës së Serbisë

Dita e dytë

09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit

Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori