Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe udhëzimeve administrative, do të ndërmarrë masa ndaj përfituesve të granteve investive për vitet 2015-2016, të cilët nuk kanë arritur të mirëmbajnë investimet gjatë periudhës monitoruese në bazë të kontratës dhe vendimit me këtë institucion.
Kjo agjenci, pas realizimit të kontrollit Ex Post gjatë periudhës 2018-2019, në gjithsej 103 përfitues, ka gjetur se 25 prej tyre nuk iu kanë përmbajtur kontratës dhe vendimit për mbështetjen publike dhe për këtë qëllim Departamenti i Autorizimit të Pagesave në AZHB do të ndërmarrë masa për kthimin e mjeteve financiare bazuar edhe në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Krahas kësaj, Departamenti i Autorizimit të Pagesave në AZHB, pas analizimit të dëshmive të ofruara gjatë kontrollit ka hartuar raportin final, ku në bazë të këtij rezulton se vetëm tre përfitues kanë plotësuar të gjitha kriteret e parapara ligjore lidhur më mirëmbajtjen e investimeve për periudhën monitoruese, 25 përfitues tjerë kanë ofruar dëshmi për eliminimin e të gjeturave, ndërkaq 52 të tjerë kanë ofruar dëshmi të pjesshme.
Kjo agjenci njofton se për këta të fundit do të organizohet edhe një kontroll Ex Post për riverifikimin dhe pastaj, duke u bazuar edhe në ligjet në fuqi do të merren masat e parapara ligjore.
Të gjitha masat që do të ndërmerren do të jenë konform Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Udhëzimeve Administrative për vitin përkatës.
Në bazë të Udhëzimit Administrativ për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillimin rural për këto vite, pika 1.22 “Periudha e monitorimit Ex-Post kontrolla”, përfituesi në periudhën kohore prej pesë vitesh pas ekzekutimit të pagesës së fundit, duhet ta ruajë qëllimin e investimit dhe të gjitha kushtet sipas të cilave ai është përzgjedhur si përfitues.
Ndryshe, AZHB-ja apelon te të gjithë përfituesit e viteve paraprake që të mirëmbajnë investimet e përfituara, si mbështetje publike, të cilat kanë pasur për qëllim zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve në fermë, zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese, rritjen e prodhimit dhe të punësuarve, me qëllim të krijimit të mirëqenies në bujqësi dhe zhvillim rural dhe rritjen e të ardhurave nga veprimtaria bujqësore. Në të kundërtën, kjo agjenci njofton se do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për të gjithë ata që nuk i përmbahen këtij qëllimi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre