Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e përdorë ngjyrën matrikuluese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Kjo agjenci nisi hetime në fund të gushtit rreth vendimit të KQZ-së që t’i shënjojë votuesit e ngjyrë të dukshme, apo matrikuluese, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë.
“Lidhur me përdorimin e ngjyrës matrikuluese, ne kemi këshilluar KQZ-në se indirekt identifikon personin, veçanërisht kur merren parasysh rrethanat në komunitete të vogla, familje apo punë. Derisa, vet informacioni mbi të dhënat personale çon deri te baza për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke u bazuar në këto parime të ligjit dhe në kompetencat tona, Agjencia i ka rekomanduar KQZ-së që ngjyrën matrikuluese të mos e përdorë”, tha më 11 shtator komisionarja për Informim dhe Privatësi e Kosovës, Krenare Sogojeva-Dermaku.
Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka dërguar rekomandim me shkrim KQZ-së për këtë çështje, ku thuhet se me përdorimin e ngjyrës matrikuluese zbulohet fakti se një person ka votuar.
“Megjithatë, marrë parasysh faktorët shtesë, si njohja e këtij personi brenda rrethit familjar, në punë apo në komunitet, në rrethin ku jeton dhe vepron personi, ngjyra matrikuluese mundëson që personi të identifikohet me emër dhe përmes këtij identifikimi, indirekt të zbulohet informacioni se i njëjti ka votuar ose jo”.
Aty shtohet se shënjimi i gishtërinjve të votuesve me ngjyrë matrikuluese “në mënyrë të pavullnetshme bënë ekspozimin e të dhënave personale”.
“Rrjedhimisht, nga ky ekspozim zbulohen edhe veprime të identifikueshme të personit lidhur me aktivitetin e tij qytetar. Tutje, pavarësisht se ngjyrosja e gishtit me ngjyrë matrikuluese nuk përbën identifikim automatik, megjithatë krijon mundësinë për profilizim, pasi mund të përdoret për të nxjerrë përfundime mbi sjelljen e një personi të identifikueshëm që ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar ose jo”, thuhet në rekomandimin dërguar KQZ-së, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.
Komisionarja Sogojeva-Dermaku tha se ngjyrosja e gishtit të madh të dorës së majtë me ngjyrë matrikuluese nuk praktikohet në shtetet evropiane. Madje, ajo përmendin edhe rastin e Gjeorgjisë, kur Komisioni i Venecias kishte dhënë mendim për këtë çështje.
Ndërkaq, në shkresën dërguar KQZ-së, AIP tha se ngjyra matrikuluese përdoret në vende sikurse Afganistani, Algjeria, Egjipti, Kamboxhia, Nigeria, Iraku, Siria, Turqia, Venezuela e të tjera.
Me rregulloren e miratuar më 21 qershor të vitit 2024, KQZ-ja ka vendosur që, për herë të parë, në zgjedhjet e reja të përdoret kjo ngjyrë, e cila nuk largohet së paku 48 orë.
Në zgjedhjet e deritashme është përdorur sprej i padukshëm, i cili ka mundur të verifikohet vetëm me dritë ultravjollcë.
Në Kosovë, e drejta për të votuar është private.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania