LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Privatizimit fillon procedurat për transferimin e 55 milionë eurove në buxhet të Kosovës

Agjencia e Privatizimit fillon procedurat për transferimin e 55 milionë eurove në buxhet të Kosovës
Foto: Arkiv

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e rregullt ku u fol mbi zhvillimet dhe aktivitetet e fundit gjatë muajit mars, ku diskutoi për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor dhe morri vendime të rëndësishme.

Në këtë takim u miratua propozimi për fillimin e procedurave të transferimit të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në buxhetin e Kosovës në shumën prej 55,015,326.00 milionë euro.


Me këtë transferim të mjeteve, AKP thotë se shuma e cila është kaluar në buxhetin e vendit deri më tani është 381,734,330.00 milionë euro. /Telegrafi/