LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Privatizimit bartë 43.2 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Agjencia e Privatizimit bartë 43.2 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Bordi i Drejtorëve të AKP-së sot ka mbajtur mbledhje, ku është bërë e ditur se 43.2 milionë euro janë bartur nga ky institucion në buxhetin e Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.


“Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Mbetura” të likuidimit prej 2,2 milion EUR në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës si dhe propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit prej 41 milion EUR në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës, pra në total 43,2 milion euro”, thuhet në postim.

Postimi i plotë nga AKP-ja:

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës më 30 janar 2019.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Mbetura” të likuidimit prej 2,2 milion EUR në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës si dhe propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit prej 41 milion EUR në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës, pra në total 43,2 milion euro.

Për më tepër Bordi miratoi propozimin e listës së Shitjes së Aseteve në Likuidim Nr.45 si dhe transakcionet e Shitjes së Aseteve në Likuidim Nr.43A. Në këtë takim u miratuan edhe Raportet për Përcaktim të Statusit si Ndërmarrje Shoqërore për “Studentcani”, “Banka e Vojvodinës” dhe “Vijak”, ku u konstatua se këto ndërmarrje bien në kompetencë të AKP-së. Ndërsa pas shqyrtimit të Raportit për ndërmarrjen “Serbia Shume” u konstatua se kjo ndërmarrje nuk bie në kompetencë të AKP-së.

Në këtë mbledhje Bordi aprovoi edhe raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve të e NSH “Ereniku-Tregtia”.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi qiradhëniet e aseteve të ndërmarrjes shoqërore “Jatex” në Administrim Direkt dhe mori gjithashtu disa vendime lidhur me qiradhënie si dhe rritjen e buxhetit të disa ndërmarrjeve shoqërore ne likuidim.