LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën thirrje për kujdes ndaj zjarreve

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën thirrje për kujdes ndaj zjarreve

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave kujton se zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.


“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.  Për çfarëdo rasti të zjarreve, ju lutem që të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra: Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192, Njësinë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në numrin e telefonit 193, Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim