LAJMI I FUNDIT:

​Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

​Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AFK) dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim dhënien në shfrytëzim të sistemit të Menaxhimit të Informatave në Laborator, pronë e AFK-së për Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Kryeshefi ekzekutiv i AKF-së, Blerim Olluri dhe zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e IML-së, Flutra Goga-Bajrami u zotuan me këtë rast për rritjen e bashkëpunimit në procedurat e shkëmbimit të informacioneve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale-shkencore të të dyja institucioneve.

Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Laborator është një sistem kompjuterik i cili rregullon qasjen e personelit në njësitet e caktuara në mënyrë elektronike, si dhe mundëson qasjen në të gjitha format në institucionin e tij për të raportuar apo vendosur ekspertizën, përfunduar mendimin e ekspertit, arkivuar raportin, në mënyrë që ky raport të ruhet dhe të jetë i qasshëm në çdo kohë.

Duke u nisur nga fakti se janë institucione të Administratës Shtetërore të Kosovës dhe ofrojnë shërbime forenzike, kanë detyra në interes të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë, dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, përveç tjerash, përmes kësaj marrëveshje janë kursyer rreth një milion euro, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori