LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Arkivave s’ka materiale nga lufta e fundit në Kosovë

Agjencia e Arkivave s’ka materiale nga lufta e fundit në Kosovë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka pak materiale nga lufta e viteve 1998-99. Në këtë institucion kanë pranuar dokumente veç nga shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Likovc, përderisa ka material që gjendet aty, e që ende nuk është selektuar.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kanë mungesë të materialeve nga lufta e fundit në Kosovë.


“Sa kemi material nga lufta e fundit, kemi fare pak. Kemi vetëm dhjetëra kuti të cilat ende nuk janë përpunuar dhe do të shohim sa do të mbesin, sepse ajo është sasi bruto dhe ne ruajmë sasinë neto”.

“Këto materiale janë marrë nga ish-shtabi i UÇK në Likovc dhe kemi pak materiale, thënë drejtpërdrejt këto janë më pak sesa që duhet të kemi dhe besoj që në të ardhmen duhet të plotësohen këto fonde”.

“Ne duhet të kemi gjithë dokumentacionin që ka vlerë arkivore, pavarësisht se ku dhe kur është prodhuar. Kur është prodhuar nga fondkrijuesit, sepse funksioni dhe misioni i arkivave të Kosovës është që të grumbullojë, që të mbrojë, të ruajë dhe të japë në shfrytëzim dokumentacionin me vlera të përhershme arkivore”, tha ai.

Manaj kërkoi më shumë përkushtim nga institucionet përgjegjëse për të grumbulluar dhe mbrojtur dëshmitë dhe materialet nga lufta e fundit, raporton EO.

“Këto janë dokumente të prodhuara nga fond krijues të ndryshëm, nga fusha e institucioneve të shtetit, nga fusha e arsimit, e shëndetësisë, fusha e ekonomisë, kulturës në periudha të ndryshme kohore… Duhet krijuar kushtet për të realizuar këtë funksion që unë e quaj të shenjtë për nevojat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, për vjeljen, për arkivimin për përpunimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe dhënien në shfrytëzim”,tha ai.

Ndërkaq ai shprehi shqetësimin se më shumë dokumente gjenden jashtë arkivës, duke shtuar se historia e vendit duhet të jetë në arkiva.

Të nevojshme Manaj po e sheh edhe shtimin e hapësirave, por edhe digjitalizimin e gjithë sistemit të arkivave të vendit në mënyrë që ruajtja dhe gjetja e dokumentacionit të jetë e qasshme edhe për qytetarët.

“… duhen investime më shumë që do të duhej të bëheshin, në radhë të parë me kapacitete njerëzore, me hapësira adekuate të mjaftueshme, me teknologji dhe deri tek digjitalizimi

“Asnjë shtet asnjë popull nuk mund të ketë të ardhme pa historinë e tij. Historia është në arkiva dhe në rastin tonë më shumë kemi dokumente jashtë arkivave se sa brenda tyre”.

“Duhet të vijë në prioritet qeveritarë investimi për arkivat për kushtet dhe rrethanat e punës adekuate, sepse pa kushte pune dhe pa kapacitete njerëzore, pa hapësira adekuate, pa teknologji nuk mund të realizohet misioni që është përndryshe i shenjtë për shtetin dhe qytetarët e vendit”, tha Manaj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori