LAJMI I FUNDIT:

Agim Lluka, figurë me vlerë në qytetin e Pejës

Agim Lluka, figurë me vlerë në qytetin e Pejës

Roli i tij ka qenë dhe do të mbetet me vlerë në zhvillimin e jetës kulturore dhe arsimore jo vetëm në qytetin e Pejës por në gjithë Kosovën.

Agim Lluka ishte ndër figurat më të mëdha të emblemës së korporatës Dukagjini.


Ai së bashku me vëllezërit Ekrem Lluka dhe të ndjerin Riza Lluka formuan biznesin më të cilin identifikohen edhe sot këto tri personalitete.

I lindur në vitin 1961, në moshën 60-vjeçare pas një beteje me sëmundjen, Agim Lluka ndërroi jetë me 27.10.2021.

Nismat e para i pati në Shtypshkronjën Dukagjini me 1 shtator të vitit 1987 duke u vënë në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të Kosovës.

Askush më mirë nuk e kujton se sa ata që ishin pranë tij qysh në fillim.

“Quhem Mirjeta Dobroshi. Jam ndër punëtoret e para që kam filluar punën në Shtypshkronjën Dukagjini. Agim Lluka ka qenë një drejtor shumë bashkëpunues. Ka ditur të vlerësoj punëtorin. S’ka koment për Agim Lllukën. S’kemi fjalë për të shprehur humbjen e tij”, deklaroi Mirjeta Dobroshi.

“Agim Lluka ka qenë drejtor shumë i mirë. S’ka fjalë për të. Ngushëllime familjes Llula”, deklaroi Ferasete Bekqeti.

“Jam punëtor prej 32 vitesh. Kam bashkëpunuar me Agim Llukën dhe kam kujtime shumë të veçanta. Ka qenë një drejtor shumë i suksesshëm. Kur e ka thënë fjalën “po” ka qenë “po”, “jo” – “jo”, shprehet një tjetër punëtorë.

“Punoj nga viti 1994 me Agimin. Me të edhe jam rritur nga vegjëlia. Pasi na kanë larguar nga puna, jam punësuar në Shtypshkronjën Dukagjini. Agimin e kemi pasur njeriun kryesor të shtypshkronjës. Ka qenë shumë korrekt, shumë ambicioz, shumë tolerant, për punëtorët ka qenë si një prind”, shprehet një tjetër punëtor i hershëm i Shtypshkronjës Dukagjini.

Detyrën e Agimit sot po e vazhdon Lavdim Beqiri i cili thotë se mbetet me shpresë se sadopak do të ndjek hapat e tij.

“Me të ndjerin Agim Llukën kam bashkëpunuar që nga viti 1999. Ai është iniciuesi i shumë proceseve në Korporatën Dukagjini. Ndër shtyllat kryesore ishte edhe shtypshkronja. Shumë njohuri kemi marrë nga ai. Me thënë të drejtën ende s’po mundem me besua që ai nuk është në mesin tonë”, deklaroi Lavdim Beqiri.

Pas themelimin  e Shtypshkronjës Dukagjini Agim Lluka vazhdoi me kontributin e madh edhe në kulturë duke qenë ideatorë dhe nismëtar i klubit basketbollistik Peja.

“Agim Lluka ka qenë ndër njerëzit që tërë jetën ka ngritur ura të bashkëpunimit, dhe është njeri që në vitet më të vështira bashkë me miq krijoi klubin e basketbollit “Peja”. Ai klub prej asaj kohe deri më sot është ndër klubet më të suksesshme në Kosovë’, deklaroi Gashi.

Në sferën e arsimit Gashi kujton kohën kur Agim Lluka u burgos në ish-Jugosllavi për shkak të përpjekjeve për të furnizuar me materiale mësimore shkollat në gjuhen shqipe.

“Agimi ka qenë ndër shtysit kryesor të proceseve të asaj kohe. Kur është dashur të rrezikohej Agimi ka rrezikuar, madje është burgosur nga UDB-a për shkak të aktiviteteve të tij për furnizim të shkollave me diploma, dëftesa me logo të Republikës së Kosovës”, deklaroi Fatmir Gashi.

Duke mos u ndale në asnjë moment, përkrahja e tij për themelimin e Radio Dukagjinit ishte e pamohueshme.

“Është e rëndë për ne të prodhojmë lajmin mortorë për Agim Llukën. Për ne Agimi është një humbje e pakompensueshme. Shpresojmë se gjeneratat e reja dhe fëmijët e Agimit në të ardhmen me punë do të mund ta amortizojnë këtë humbje që ka pësuar Korporata Dukagjini”, deklaroi Fehim Kurhasani.

“Çdo humbje është e rëndë, por një humbje e tillë siç është kjo e Agim Llukës që e pësoi Dukagjini është humbje e rëndë. Agimi kishte një jetë të jashtëzakonshme. Ai la pas vetes kujtime, momente të bukura. Humbja e Agimit ishte e humbje e madhe për Korporatën Dukagjini. Ai vendosi themelet e mediumit që quhet RTV Dukagjini”, deklaroi drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri.

Agimi jetonte së bashku me bashkëshorten Lemanën  dhe katër fëmijët Arbën, Jonin, Rritën dhe Rronin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori