LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi: Ne nuk kemi marrë asnjë vendim nga MKRS, askush në botë nuk mund të ndal licencimin e FFK-së

Agim Ademi: Ne nuk kemi marrë asnjë vendim nga MKRS, askush në botë nuk mund të ndal licencimin e FFK-së

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka folur për çështjen e licencimit nga MKRS, ku sot gjatë ditës kishte lajme federata që ai drejton nuk është licencuar.  

Ai ka thënë se FFK është procedurë të licencimit, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë në botë që e ndal licencimin, për faktin se do t’i plotësojë të gjitha kushtet.


“Jemi në përfundim të vitit dhe të licencimit të federatave nga MKRS. Sigurisht se do të më pyesni rreth një lajmi që po rrjedhë në disa media për kinse moslicencimin e federatës sonë dhe dua t’u them se këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Është lajm i rremë”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim nga MKRS. Jemi në procedurë të licencimit. I kemi përmbushur të gjitha kërkesat e ministrisë. Janë disa çështje krejtësisht teknike për të cilat kanë kërkuar dokumente shtesë dhe ne do t’i plotësojmë edhe ato”.

“Sot nga këtu u them të gjitha klubeve, të cilat kanë mundur të shqetësohen se nuk mundet askush në botë ta ndalë licencimin e FFK-së, për faktin se i kemi të gjitha kapacitetet për licencim”.

“Ju garantoj se FFK do të licencohet në ditët në vazhdim, por ne gjithsesi i respektojmë të gjitha procedurat e shtetit dhe besoj shumë në ministrin Çeku dhe në MKRS-në, se do ta trajtojnë drejtë këtë çështje përkundër faktit se ka njerëz që kanë tendenca për të penguar këtë proces, sepse futbolli është sporti numër 1 dhe krenaria e vendit tonë”, ka shtuar Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

La Liga
Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Premier League
Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

La Liga
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori