LAJMI I FUNDIT:

Afro nëntë mijë lindje gjatë vitit 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë

Afro nëntë mijë lindje gjatë vitit 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë

Drejtori i Ordinancës Gjinekologjike në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, Zef Ndrejaj, ka thënë se numri i lindjeve në vitin 2022 është i njëjtë me vitin paraprak dhe ka treguar se ka pasur afro nëntë mijë lindje gjatë vitit 2022, që më shumë kanë qenë meshkuj.

Rreth 8810 lindje janë kryer në Klinikën e Gjinekologjisë, prej fillimit të vitit 2022, që shënojnë numrin e përgjithshëm të lindjeve gjatë vitit që po lëm pas.

Një përgjigje të tillë për Portalin Dukagjini, e ka dhënë drejtori i Ordinancës Gjinekologjike në këtë Klinikë, Zef Ndrejaj.

Drejtori i Ordinancës Gjinekologjike në këtë Klinikë, Zef Ndrejaj

Numri i lindjeve në Klinikën shtetërore të Kosovës, është i lartë por, janë lindje në forma të ndryshme.

Prej tyre siç ka njoftuar Ndrejaj, lindje me dy fëmijë (binjakë apo lindje gemellare) janë afro 234.

Ndërsa, lindje me tre fëmijë (lindje trigemini) gjatë vitit 2022 kanë qenë gjithsej 21.

Portali Dukagjini ka adresuar një pyetje për të parë se a ka qenë më i lartë numri i meshkujve apo femrave të lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe nga shifrat e drejtorit të KOGj mund të konkludohet se numri më i madh i foshnjave të lindura kanë qenë meshkuj. Janë afro 200 foshnja diferencë nëse krahasohen me foshnjat femra.

Kjo për shkak se 4500 foshnje të lindura kanë qenë meshkuj, ndërsa 4310 femra.

“Prej të gjitha lindjeve meshkuj janë 4500 ndërsa femra 4310”, ka thënë Ndrejaj.

Sa u përket lindjeve në formë të natyrshme apo operacionale, Ndrejaj ka treguar se nga 8810 lindje, 3020 kanë qenë me prerje ceseriane.

Ndër të tjera, i pyetur për kushtet dhe numrin e lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, Ndrejaj është shprehur se janë të mira, me personel të mjaftueshëm dhe ka theksuar se numri i lindjeve është i njëjtë me vitin e kaluar.

Ilustrim

“Kushtet për lindje në KOGj janë të mira dhe kemi mjete dhe personel të mjaftueshëm. Ndërsa, numri i lindjeve është po thujase i njëjtë me vitin e kaluar”, ka përfunduar Ndrejaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori