LAJMI I FUNDIT:

Afro 30 për qind e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri janë të rinj

Afro 30 për qind e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri janë të rinj
Eugena Tomini

Të rinjtë dhe shkujdesja e tyre ka sjellë numër të lartë të infektuarish me COVID-19. Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se 30 % e të rinjve rezultojnë pozitiv në tamponët e kryer për COVID-19 .

“Grupmosha aktive 45-55 vjeç është e prekur, por grupmosha 25-34 vjeç po mban një peshë të madhe të të gjitha rasteve të konfirmuara pozitiv me Covid. Kjo e reflektuar jo vetëm në rastet e hospitalizuara , por edhe në raste të tjera që janë me simptoma të lehta që ndiqen nga mjekët e familjes dhe për rrjedhojë kjo përqindje mban peshën më të lartë që janë në izolim. Peshë të njëjtë zënë të dyja fashat, ajo 45-54 vjeç dhe grupmosha 25-34, përkatësisht nga 20 % të peshës të të gjithë rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë.  Kjo grupmoshë mban dhe peshë të lartë të pozitivitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 4 javore”.


Por çfarë ndodhi me Covid gjatë verës, ndërsa specialistët prisnin dobësim të virusit?

“Të gjitha infeksionet e tjera në bazë të survejancës dhe vlerësimit klinik kanë pasur tendencë e një zbehje të prezencës së tyre gjatë muajve të verës, por reagimi atipik i Covid tregoi të kundërtën, i pandikuar nga temperaturat dhe vera, por me një prezencë dhe klinikë të ndjeshme tek grupmoshat. Covid tregoi atipizëm, agresivitet, transmetueshmëri, atëherë kur viruset e tjera respiratorë janë shumë të ulta apo minimale”.

Specialistët rekomandojnë zbatimin e masave dhe shmangien e vendeve të populluar nga të rinjtë, të cilët po cilësohen si shpërndarës të virusit në komunitet./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori