LAJMI I FUNDIT:

Afrim Gashi: Pendarovski është kandidat që na përfaqëson të gjithëve

Afrim Gashi: Pendarovski është kandidat që na përfaqëson të gjithëve

Në një intervistë për portalin “Plusinfo”, Afrim Gashi, kryetari i partisë Alternativa, thotë se kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski është një kandidat që “na përfaqëson të gjithëve”.

Ai deklaron se nuk do ta mbështetin Blerim Rekën sepse te kandidatura e Pendarovskit shohin përfaqësuesin e të gjithëve, dhe se vlerësojnë se është koha e fundit që pozitat më përgjegjëse të shtetit të shihen nga aspekti cilësor, e jo vetëm nga ai etnik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në lidhje me procesin gjyqësorë për të dënuarit e 27 prillit, Gashi mban qëndrimin se Abdulfeta Alimi është i dënuar padrejtësisht, ndërkaq nuk deklarohet rreth votimit të mundshëm për marrjen e imunitetit të Menduh Thaçit, i dënuar për parregullsi zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Në këtë intervistë, Gashi flet edhe për ribredimin e partisë që ai udhëheq, që doli si rezultat i përçarjes së Lëvizjes Besa. Në lidhje me partinë, ai shprehet se subjekti i ri politik e përfaqëson thelbin dhe autenticitetin e përcaktimit programor të partisë paraprake, e që tani është pastruar dhe e ka derën e hapur për të gjitha bashkësitë.

Në lidhje me të ardhmen e shtetit, Afrim Gashi shprehet se kjo e ardhme bazohet në ndërtimin e elementeve kohezive në shoqëri, e jo në ndasi, disriminim, urrejtje dhe forma tjera të elementeve negative dhe shkatërruese.

Ai kërkon që t’i jepet fund urrejtjes dhe ndasive, dhe se koha është që të sillemi me dinjitet, kulturë, si evropianë dhe të civilizuar, për të ndërtuar shoqëri ku secili qytetarë të ketë mirëqenie, të ketë cilësi në arsim, shëndetësi, jetë të shëndoshë dhe mjedis të pastër, duke përmbyllur se kjo është alternativa që partia e tij e ofron./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori