LAJMI I FUNDIT:

Afrim Gashi: Ngjarjet në Butel, skenare të montuara (Video)

Afrim Gashi: Ngjarjet në Butel, skenare të montuara (Video)

Ngjarjet e fundit në Butel të Shkupit, Afrim Gashi i Lëvizjes Besa i ka quajtur skenarë  të montuar politik. Në emisionin 10 minuta anëtari i lëvizje Besa tha se në këtë mënyrë pushteti po tenton ta defokusoj vëmendjen e opinionit nga kriza politike.

Anëtari kryesisë qendrore në Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, ngjarjet e Butelit, i ka quajtur skenarë  të montuara politike. Sipas tij krejt kjo po bëhet për të fituar pikë politike.


“Ka po i shikoja ato dy grupet, njëra ndëgjon muzik e tjetra kinse dëshiron të konfrontohet. Të gjithë e dimë më, edhe fëmijët e vegjël që i kanë nga 7 vjet e kanë kuptuar se është skenar i dy gradacioneve  politike për përfitimin e poenëve politik që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë një deputet plus minus”, u shpreh Afrim Gashi.

Gashi gjithashtu tha se është e pakuptimtë se në çfarë mënyre pushteti po tenton ta defokusoj vëmendjen e opinionit nga kriza politike

“Maqedonia ka problem kryesor me varfëri të skajshme, ka problem shtetëror me krizë të thellë politike ekonomike dhe sociale. Dhe të shkojnë njerëzit dhe të defokusohet vëmendja te një kryq është non sens, e pa shpjegueshme”, shtoi ai.

Me këto ngjarje që po ndodhin në Maqedoni, Gashi tha se në ndonjë vend normal qeveria do të jepte dorëheqje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori