Shtetasi i Afrikës së Jugut, Mandla Maseko, i cili është dashur të jetë afrikani i parë që udhëton në hapësirë, ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në Pretoria.

Gjatë vitit 2013, Manseko ishte përzgjedhur në mesin e miliona kandidatëve për një në nga 23 vendet e lira, në Akademinë hapësinore të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Ai e kishte kaluar një javë në qendrën Kennedy në Florida të SHBA-ve, ku i është nënshtruar testeve përgatitore për fluturimin në orbitë. Maseko njihej me nofkat “Afronaut” dhe “Djaloshi i hapësirës”.

Atij gjithmonë i kishte pëlqyer ideja të merret me këtë profesion, duke shpresuar se më këtë veprim do të inspiroj të rinjtë në Afrikë dhe t’i tregojë atyre se mund të arrijnë atë që duan pavarësisht faktit se nga vijnë. /Telegrafi/