LAJMI I FUNDIT:

Afrika shënon më se 40 mijë raste me coronavirus, vetëm një shtet afrikan nuk e ka asnjë të sëmurë

Afrika shënon më se 40 mijë raste me coronavirus, vetëm një shtet afrikan nuk e ka asnjë të sëmurë

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë të ditur se në kontinentin afrikan, janë shënuar më se 40 mijë raste me coronavirus, deri më tani.

Të dhënat e kësaj qendre, tregojnë se 40,749 janë të prekur me coronavirus, ndërsa 1,689 kanë vdekur si pasojë e infeksionit, derisa 13,383 janë shëruar, transmeton Telegrafi.

Vdekjet si pasojë e pandemisë, janë rritur në disa shtete afrikane, që e kishin të vështirë të përballeshin me situatën e krijuar.


Gjatë 24 orëve të fundit, 358 raste të reja janë raportuar në Egjipt, 354 në Afrikën e Jugut, 328 në Nigeri, 148 në Algjeri, 146 në Marok, 91 në Sudan, 91 në Senegal, 58 në Bregun e Fildishtë, 52 në Guinea Bissau, 42 në Guinea, 32 në Republikën Demokratike të Kongos, 32 në Benin dhe 22 në Republikën e Afrikës Qendrore.

Si pasojë e coronavirusit, janë shënuar 14 viktima në Egjipt, 13 në Afrikën e Jugut, dhjetë në Nigeri, pesë në Sudan, katër në Kenia, tre në Algjeri dhe nga një viktimë në Marok, Bregun e Fildishtë, Republikën Demokratike të Kongos, Benin, Niger, dhe Burkina Faso.

Gjithashtu, në Sao Tome dhe Principe janë regjistruar vdekjet e para nga coronavirusi, ndërsa pandemia është përhapur në të gjithë kontinentin, por në Lesotho, ku nuk është asnjë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Afrika
Kalo në kategori