LAJMI I FUNDIT:

Afrika kërcënohet nga lufta e përgjakshme e Egjiptit, Sudanit dhe Etiopisë, gjithçka ndodh për shkak të ujit në lumin Nil

Afrika kërcënohet nga lufta e përgjakshme e Egjiptit, Sudanit dhe Etiopisë, gjithçka ndodh për shkak të ujit në lumin Nil

Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi të martën paralajmëroi për rrezikun e një lufte rajonale mes Egjiptit dhe Etiopisë rreth ndërtimit të një prej digave më të mëdha në botë në Nil, pasi që bisedimet mes tri shteteve – Egjiptit, Sudanit dhe Etiopisë kanë përfunduar pa ndonjë sukses.

Etiopia shtet në lindje të Afrikës, shpresat për shpëtim dhe përparim ekonomik i ka në digën e madhe në Nil, që do të mundësojë një furnizim stabil të tërë shtetit me energji elektrike, por edhe për eksport – derisa Egjipti si një nga shtetet më të fuqishme ushtarake në Afrikë po e kundërshton këtë, duke e konsideruar se akumulimi i ujit nëse ndërtohet kjo digë do të rrezikoj furnizimin e lumit Nil me ujë – kështu edhe botën ujore por edhe atë shtazore rreth një prej lumenjve më të mëdhenj në botë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, tri delegacionet në fillim të kësaj jave janë takuar në Kinshas qytetin kryesor të Kongos, për të diskutuar rreth çështjes së zgjidhjes së problemit sa i përket ndërtimit të digës së madhe – por ato dështuan sepse kishte dallime të mëdha të këndvështrimeve.


Duke folur gjatë hapjes së kompleksit të ri qeveritar, Al-Sisi ka thënë që Sudani dhe Egjipti kanë qëndrime të koordinuara sa i përket kësaj çështje dhe se “bashkëpunimi dhe marrëveshja mund të jenë më të mira se çfarëdo tjetër”.

Duke kujtuar konfliktet e mëparshme rajonale, ai tha: “i them vëllezërve tanë në Etiopi, nuk do të vijmë te pika kur do të prekni pikën e ujit të Egjiptit, të gjitha mundësitë janë të hapura”, ka shtuar Al-Sisi.

Ministri i Ujit i Etiopisë, Seleshi Bekele, është zotuar për ulje të tensioneve dhe relaksim të raporteve.

“Nuk ka nevojë për hyrje në një luftë të panevojshme. Lufta nuk duhet filluar për shkak të ujit. Uji rrjedh nëse luftoni sot, do të vazhdojë të rrjedh edhe nesër”, ka thënë Bekele para gazetarëve.

Gjatë një përgjigje dhënë për Reuters, Bekele ka hedhur poshtë akuzat që Etiopia po përdor ujin e një shteti tjetër.

“Nuk po e përdorim ujin e gjeneruar nga Egjipti apo Sudani, sepse uji nuk rrjedh në rrjedhën e sipërme në Etiopi. Përdorimi i ujit nga Etiopia për nevojat tona thelbësore, pas përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm, nuk ka për qëllim të shkaktojë dëme të konsiderueshme fqinjëve tanë”, ka thënë ai.

Egjipti dhe Sudani në deklaratat e tyre pas takimit në Kinshasi, kanë akuzuar Etiopinë për papajtueshmëri rreth rinisjes së negociatave para mbushjes së dytë të digës gjatë kësaj vere. Etiopia të mërkurën tha se nuk mund të arrij marrëveshje me ata që shkelin të drejtat për përdorimin e ujit të Nilit.

Agjencia sudaneze e lajmeve SUNA, ka raportuar se Kartum që gjithashtu është i përfshirë në lëvizjen kufitare me Etiopinë, ka kërkuar që të ndërrohen paqeruajtësit etiopianë të misionit të Kombeve të Bashkuara në jug të Sudanit.

“Ekziston rruga e përshkallëzimit politik dhe të gjitha mundësitë janë të hapura për Sudanin sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë fjalimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë gjatë një konference për media në Kartum, ministri sudanez i Ujitjes, Yasser Abbas.

Sudani dhe Egjipti kanë propozuar që të përfshihet edhe Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara si ndërmjetësuese gjatë bisedimeve. Të dy vendet kanë bërë të ditur që Etiopia ka refuzuar propozimin e një takimi, për të cilin Seleshi ka thënë se është tentim për të shkaktuar vonesa.

Javën e kaluar, Sisi ka thënë se “do të ketë masa të pamenduara që do t’i kontribuojnë jostabilitetit në rajon”, nëse disa ndikon në furnizimin me ujë të Egjiptit.

Kujtojmë që Sudani dhe gjithashtu po debatojnë edhe për ndërtimin e digës së madhe në Etiopisë (GERD) në Nil, përgjatë vijës kufitare me Sudanin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori