Bahri Shabani, Rrahman Emini dhe Sami Rrahmani, të tre në cilësinë e zyrtarëve të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), akuzohen për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Mbrojtjen e tij e paraqiti para trupit gjykues Sami Rrahmani që në kohën për të cilën akuzohet ishte shofer në BSPK.
Rrahmani mbeti pranë deklaratës së dhënë në Polici, duke shtuar se mjetet financiare për përvetësimin e të cilave akuzohet bashkë me dy zyrtarët tjerë janë kthyer dhe se ky kthim, sipas tij, është bërë përmes xhirollogarisë.
Pasi Sami Rrahmani tha fjalët e tij mbrojtëse, avokatët e tre të akuzuarve kërkuan nga Gjykata që ta caktojë një seancë tjetër për fjalën përfundimtare.
Avokatët këtë kërkesë e arsyetuan me fjalët se nuk janë të përgatitur për ta paraqitur këtë fjalë në seancën ku i akuzuari Rrahmani e dha mbrojtjen, ndërsa prokurori tha që është i gatshëm në të njëjtën seancë ta paraqesë fjalën e tij përfundimtare.
Trupi gjykues vendosi që ta aprovojë kërkesën e avokatëve mbrojtës që të caktohet një seancë e veçantë për fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor.
Seanca e radhës nga trupi gjykues u caktua më datën 18 nëntor 2016.
Seancat e këtij gjykimi dy herë radhazi ishin shtyrë për mungesa të prokurorit, ndërsa të akuzuarit dhe avokatët e tyre atëherë kishin shprehur pakënaqësi për shtyrjet e tilla.
Bahri Shabani, Rrahman Emini dhe Sami Rrahmani akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës në bazë të marrëveshjes kanë përvetësuar mjete financiare.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Bahri Shabani si kryetar i BSPK-së, Rrahman Emini financier i saj dhe Sami Rrahmani shofer, kanë kryer veprën penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Prokuroria pretendon se në bazë të urdhrit të Shabanit, i akuzuari Emini më 11 nëntor 2005 ka tërhequr nga arka si huazim për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 11 mijë e 500 eurove, të cilat i ka pranuar i akuzuari Sami Rrahmani, ndërsa për këtë nuk ka ekzistuar ndonjë kontratë huazimi me ministrinë. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare